Përse na dhemb aq shumë kur pritemi me letër?
Faji është yni apo i letrës? Në pëllëmbën e dorës dhe në veçanti në majat e gishtave, qelizat janë shumë më të dendura në krahasim me pjesët e tjera të trupit, dhe kështu ndjeshmëria është më e madhe. Numri i madh i qelizave, shkakton dhembje në sistemin nervor.
Përveç kësaj, buza e fletës së letrës nuk është aq e hollë sa duket me sy të lirë. Po të shihet në mikroskop, ajo është shumë e çrregullt dhe me prerje. Kjo e lejon fletën që të na presë indet e lëkurës. Një arsye tjetër është se kur letra përpunohet kërkon përdorimin e shumë kimikateve, grimcat e të cilave nxitin më tej plagën, madje dhe duke e infektuar atë.