Përse Prince Harry-t nuk i lejohet të martohet në kishë
Për familjen mbretërore kjo është një periudhë e mbushur me lajme të mira. Pasi u mor vesh se Dukesha Kate është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë, vëmendja është spostuar tek fejesa e princit Harry dhe aktores Meghan Markle.
Nëse çifti arrin të çojë marrëdhënien e tyre deri në martesë, me shumë gjasa nuk do të mund të bëjnë betimin e tyre para Zotit. Edhe pse nuk është konfirmuar ende, Harry dhe Meghan mund të mos martohen në të njejtin vend si vëllai i Harry-t, Princi William me Kate Middleton.
Arsyeja pse çifti mund të mos lejohen të martohen në kishë është sepse Meghan është një grua e divorcuar. Ajo ka qenë e martuar me producentin Trevor Engelson nga viti 2011 deri në 2013-n.
Në ligjin civil, ata mund të martohen. Ndërsa sipas Kishës së Anglisë, çështja do të shqyrtohet në bazë të rrethanave dhe do të vendoset nëse çifti do të lejohet të martohet në një ceremoni fetare.