Përse qentë janë miqtë tanë më të mirë?
Qentë lëvizin bishtin, na lëpijnë duart dhe fytyrën, na hidhen në përqafim. A është e mundur të mos i duamë? Është e vështirë! Mirëpo, pyetja e vërtetë është përse qentë na janë bërë miq aq të mirë.
Shoqëria e qenve shihet lehtë dhe është pa dyshim e sinqertë. Përse qentë i duan aq shumë njerëzit?
Një grup shkencëtarësh të cilët punojnë në Universitetin shtetëror të Oregonit ka zbuluar që qentë kanë predispozicion gjenetik për dashuri ndaj njerëzve, ndërkaq baza qëndron në atë që gjene të njëjta që te njerëzit shkaktojnë sëmundjen e njohur si sindromë Williams-Beuren.
Kjo dukshëm është logjike, duke pasur parasysh që simptomat e kësaj sindrome përfshijnë shoqërimin intensiv.
Autorja e hulumtimit, Bridget M. VonHold është biologe evolutive dhe shpreson që një ditë do të konfirmojë fuqishëm se cilat gjene kanë të bëjnë me sjelljen.
Studimi është bërë në qentë dhe ujqit, të cilat tregojnë nivelin e mundshëm që nga njëri lloj te tjetri gjithsesi është një hap në drejtimin e duhur.