Persona të maskuar rrahin kryeplakun, njëherësh aktivist i LSI-së (FOTO)

Kryeplaku i fshatit Rraboshtë në Lezhë, njëherësh edhe aktivist i LSI-së, Gjovalin Gjini është sulmuar dje nga persona të paidentifikuar.

Ai është goditur në pjesë të ndryshme të trupit nga persona të maskuar, teksa kthehej në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në orët e darkës.

 Gjini është jashtë rrezikut për jetë, por ka thënë se sulmi ndaj tij është politik. Ai ka thënë në polici se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar. Ata kanë tre dhe të maskuar.

Ai ka treguar se personat ishin edhe të armatosur. Gjini ndodhej në një dyqan kur i është zënnë prita. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

SHKARKO APP