Personat me sy blu kanë një gjë të përbashkët
Njerëzit të cilët kanë sy ngjyrë blu kanë të gjithë një gjë të përbashkët. Sipas “Science Daily”, ata janë të gjithë pasardhësit e një personi të vetëm. Shkencëtarët në Universitetin e Copenhagen thonë se kanë arritur të zbulojnë mutacionin genetik, përgjegjës për sytë blu, që përllogaritet të ketë ndodhur rreth 6-10 mijë vite më parë.
“Dikur të gjithë kishim sy ngjyrë kafë, po një mutacion genetik që prek genin OCA2 në kromozomet tona çoi në krijimin e një “çelësi” që “fiku” aftësinë për të prodhuar sy kafë”, shpjegoi për “Science Daily”, profesori Hans Eiberg.
Ky gen është përgjegjës për proteinën që prodhon melaninën. Është kjo e fundit që i jep ngjyrë flokëve, lëkurës dhe syve. Njerëzit me sy blu kanë një sasi të vogël melanine në sytë e tyre dhe për shkak të kësaj shkencëtarët konkluduan se ata kanë një paraardhës të përbashkët.