Përurimi i sheshit, ‘xhindoset’ Berisha: Rama e Lali Plehu shpenzuan 2 mln euro për fushatë

Përurimi i sheshit “Skënderbej” pas 10 muajsh punime nuk është pritur mirë nga të gjithë. Një prej tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon Edi Ramën dhe Erion Veliajn se kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro për festime dhe inaugurime elektorale në qendër të Tiranës.

“Edi Rama dhe Lal Plehu organizuan, me shpenzime te jashtezakonshme, ne dhunim te plote te ligjit elektoral, te kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira dhe te ndershme, inaugurimin elektoral dhe javen e koncerteve elektorale ne Sheshin Skenderbej,” shkruan Berisha në një status në Facebook.

Postimi i plotë

Mbi 2 milione euro festime dhe inaugurime elektorale ne qender te Tiranes!

Te dashur miq, sot Edi Rama dhe Lal Plehu organizuan, me shpenzime te jashtezakonshme, ne dhunim te plote te ligjit elektoral, te kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira dhe te ndershme, inaugurimin elektoral dhe javen e koncerteve elektorale ne Sheshin Skenderbej.

Ne keto ceremoni dhe aktivitete, burime te brendshme bejne me dije se po shpenzohen mbi dy milione euro nga buxheti dhe klientela. Qellimi i ketyre veprimtarive eshte i dyfishte.
Se pari, elektoral dhe vetem elektoral. Rama ne kete prag humbje nuk njeh ligj as standart.
Se dyti, me fiaskon e madhe qe pesoi ky projekt dhe dhjetra kritika te eksperteve vendas dhe te huaj, Rama dhe Lal Plehu duan te meresojne sadopak pamjet e sheshit, te cilin duan ta paraqesin si sheshin e 70 mije luleve dhe 2200 pemve paçka se te numeruara lulet dhe pemet jane se paku 15 here me pak.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparesi hetimin per kete abuzim korruptiv dhe shkelje madhore te ligjit elektoral dhe kritereve te Kopenhagenit per zgjedhjet e lira!

SHKARKO APP