Përzgjidhen fituesit për “Vijën Bregdetare të Jugut” dhe “Korridorin Ekonomik Tiranë – Durrës”
Për projektin e “Vijës Bregdetare të Jugut”, fitues u shpallën:
Loti 1 – Sarandë, OPENFABRIC – Holandë, CITYFORSTER- Holandë, PolyLester – Holandë, Symbiotica – Shqipëri. Loti 2 – Himara, BUREAU BAS SMETS – Belgjikë, VADIM VOSTER – Belgjikë, TRANSSOLAR – Belgjikë, ERIK DE ËAELE – Belgjikë, SON Engineering & Construction – Shqipëri,Loti 3 – Orikum, ATENA Studio – Itali, Atelier 4 – Shqipëri.
Fitues për projektin “Korridori Ekonomik Tiranë – Durrës” u shpallën:
Loti 1 – Tirana, PioveneFabi – Itali, Yelloë Office – Itali, Stefano Graziani – Itali,ArchiSpace – Shqipëri Vladimir Myrtezai – Shqipëri
Loti 2 – Vorë, Dogma Studio – Itali + Belgjikë, Andrea Branzi – Itali, B&L – Shqipëri
Loti – 3 Durrës, L’AUC – Francë, DEA Studio – Albania.
Për përzgjedhjen e fituesit të projektit të “Vijës Bregedate të Jugut” dhe fshatrave autoktone, Juria përbëhej nga: Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglnatina Gjermeni, Sasa Randic, Jonida Turani, Peter Herrle, Freek Persyn, Johan Anrys dh Artan Shkreli.
Ndërsa për përzgjedhjen e fituesit të projektit “Korridorit Ekonomik Tirane-Durrës” Juria përbëhej nga: Zv/Kryeministri Niko Peleshi, Sotira Kornaroporulou, Andreas Ruby, George Brugmans, Xaveer de Geyter dhe Tytymce.
Studiot e përzgjedhura si më të mirat për në fazën e dytë, prezantuan projektet e tyre për secilën hapësirë. Ato kishin në dispozicion 30 minuta kohë e cila ishte kompozuar në mënyrë të tillë që në minutazhin e vënë në dispozicion të përfshihej edhe pjesëmarrja direkte e publikut dhe grupeve të interesit përmes pyetjeve dhe komenteve të të ndryshme.
Faqja e Atelier Albania në rrjetin social Facebook, ishte aktive duke mirëpritur në kohë reale komentet e ndryshme nga publiku, të cilat u morrën në konsideratë më pas në vendimarrjen e Jurisë.
Zhvillimi i këtij konkursi pati një risi, pasi aktivitetet janë ndihmuar edhe nga pjesëmarrja shumë aktive e publikut dhe specilistëve të fushës.
Konkurset u lançuan në fillim të muajit Tetor nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania.
Në përfundim të afatit të fazës së parë, Juria e përbërë nga profesionistë të sektorit publik e privat, përzgjodhi për në fazën e dytë të konkursit 6 propozimet më të mira për secilën hapësirë.