Pesë frutat më të mira për personat me diabet
Ushqimi i shëndetshëm, plani i ushtrimit dhe gjumi i mirë luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.
Më poshtë keni listën e frutave që janë pozitive për diabetikët.
Qershitë dhe vishnjat
Këto fruta të ëmbla përmbajnë antocianin që ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Ky pigment bimor gjendet në shumë ushqime, përfshirë rrushin e kuq, perimet, verë dhe çaj.
Dardha
Dardhat përmbajnë antocianin dhe janë të pasura me vitamina A, B1, B2, C dhe E. Nivelet e larta të fibrave përmirësojnë shëndetin e traktit të tretjes, gjë që stimulon humbjen e peshës. Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterinës dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Portokalli
Portokalli përmban nivele të larta të vitaminës C, fibrave dhe mineraleve. Po ashtu ka një indeks të ulët glikimik që ndihmon në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Mollët
Mollët reduktojnë rrezikun nga diabeti i tipit 2. Janë të pasura me fibra, antioksidues, vitamina C dhe flavonoide. Një mollë në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.