Pesë profesionistë të rinj shëndetësorë nisin punën në Spitalin Universitar të Traumës

Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen gradualisht me mjekë dhe infermierë të rinj, të cilët po sjellin një frymë të re dhe energji pozitive, në ndërthurje me përvojën profesionale të stafeve aktuale.

Angazhimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë përfaqëson një fazë të rëndësishme praktike, që u mundëson atyre të përballen drejtpërdrejt me sfidat dhe nevojat e pacientëve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mjekët e rinj që i janë bashkuar Spitalit Universitar të Traumës janë dr. Anri Gongo, dr. Emiljana Toslluku, dr. Fjoralba Lapi, dr. Argjend Kosiqi dhe dr. Darjo Horjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se një brez i ri mjekësh është bërë pjesë e ekipit të këtij spitali universitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, edhe pesë infermierë të rinj u integruan në stafin ekzistues të kësaj strukture spitalore në kryeqytet.

Rihapja në vitin 2015 e programit të specializimeve afatgjata në mjekësi ka mundësuar zbatimin e një modeli të qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë territorin, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore edhe në spitalet rajonale dhe bashkiake.

Gjatë viteve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka zbatuar mekanizma transparentë dhe të bazuar në meritë përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të rinj.

Punësimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj po ndihmon në mbulimin e nevojave për specialitete të ndryshme në spitalet rajonale dhe bashkiake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?