Pesë veprime që iu plakin përpara kohe
Jo vetëm cigarja, alkooli apo netët pa gjumë të bëjnë të dukesh më i plakur nga sa je në të vërtete. Ka shumë rëndësi edhe mënyra se si i than flokët, ajo që ha duke parë televizor, apo mënyra se si mbështet kokën tek jastëku. Plakja është e pashmangshme, por ka disa gjëra që ju duhet t’i shmangni për tu dukur sa më gjatë të rinj. Ne po ju rendisim disa sjellje që ju bëjnë juve të dukeni më të mplakur.
- Kujdes me tharëse e flokëve
Tharësja me shpejtësi maksimale dhe temperaturë të lartë është një sjellje e gabuar për flokët tuaj. Ajo i bën ata të thatë dhe që të bien. Tharja perfekte është që të mbani ultë temperaturën dhe jo shumë afër kokës. Një tjetër këshillë është që floku i njomë është shumë delikat, kështu që është mirë të përdorni sa më gjatë peshqirin.
- Mos hani kur jeni përpara televizorit
Jo gjithmonë është e lehtë që të rezistosh ngrënies së gjërave me karbohidrate përpara televizorit. Kështu që është mirë tu qëndroni larg ushqimeve si; biskota, patatina, apo bukës. Më mirë zgjidhni ushqime të shëndetshme. Një mollë ose dardhë është ideale; të cilat janë të lehtë për tu tretur. Edhe frutat e thata janë gjithashtu një zgjidhje e shkëlqyeshme: një pjesë e vogël e bajameve të ëmbla ose stika pishe, të cilat mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.
- Kujdes me jastëkun
Jo vetëm cilësia e gjumit, por edhe mënyra se si flini është thelbësore për të mbajtur rrudhat nën kontroll. Të flesh me bark e me fytyrë nga jastëku, nuk është pozicioni më i mirë sipas ekspertëve. Akademia Amerikane e Dermatologjisë ju këshillon që të flini me shpinën drejt, për të shmangur shenjat e parakohshme të plakjes në fytyrë. Kështu që ju do të parandaloni fryrjen e fytyrës.
- Kujdes nga rrezet e diellit
Sipas ekspertëve, deri në 80% e rrudhave që shfaqen rreth syrit shkaktohen nga ekspozimi ndaj diellit. Rrezet ultravjollcë mund të dëmtojnë fibrat e kolagjenit. Nuk është vetëm një problem që duhet marrë në konsideratë vetëm gjatë verës. Rrezet e diellit mund t’i bëjnë keq lëkurës gjatë gjithë vitit.
- Mos fërkoni sytë
Mund të duket një veprim i pafajshëm, por nuk është. Sytë e skuqur pas një qëndrimi tepër të gjatë në kompjuter, mund të shkaktojë probleme të ndryshme rreth syve. Më mirë të bëjmë gjimnastikë me sytë tanë. Profesor Mark Rosenfield në Universitetin e Nju Jorkut propozon rregullin 20-20-20. Çdo 20 minuta shikoni një objekt për 20 sekonda në një distancë prej 20 metrash.