Pesë vjet për të krijuar fustanin (FOTO)
Emily Seilhamer, një artiste nga Pensilvania nisi të ruajë letrat e karameleve të preferuara të bashkëshortit të saj. Ajo ka shpenzuar pesë vjet të jetës për të bërë këtë fustan dhe një palë këpucë, dhe gjithë sekreti është se janë krijuar me plot 10 mijë qese karamelesh.
24-vjeçarja e talentuar mblodhi për mbi katër vjet duke i seleksionuar sipas ngjyrave për të krijuar këtë fustan shumëngjyrësh.
Sigurisht në mbledhjen e tyre ndihmoi përveç bashkëshortit edhe të afërmit e saj. “Me ndihmën e penjve elastike pasi i hekurosa, i qepa bashkë për të krijuar fustanin. Por interesantja në gjithë këtë? Unë nuk dija të qepja”, thotë Emily.