Peshkatari gjen një perlë gjigande, nuk e dinte se vlente 100 mln $

Një peshkatar ka gjetur margaritarin me të madh në botë, që është konfirmuar ndonjëherë. Burri që nuk do të identifikohet, e gjeti perlën e çmuar, 34 kg rreth 10 vjet më parë në brigjet e Palawan Island, të Filipineve.

Ai nuk e dinte vlerën e perlës, e cila kushtonte rreth 100 milionë dollarë dhe e kishte mbajtur atë në shtëpi si një hajmali fati. Por një zjarr i rënë në banesën, e detyroi atë që të lëvizte  për të jetuar në një tjetër vend. Peshkatari e dorëzoi perlën në një qendër turistike, ku the tha se e kishte gjetur në një shpellë nënujore.

Për nga madhësia, ajo ia kalon edhe Perlës së Allahut, e cila peshon 6.4 kg dhe kushton 35 milionë dollarë. “Peshkatari hodhi spirancën poshtë dhe ajo u mbërthyer tek shkëmbi gjatë një stuhie. Në këto momente, ai vërejti një guaskë dhe notoi poshtë për ta tërhequr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndodhi një dekadë më parë dhe ai e mbajti atë në shtëpi. Nuk e di se sa e çmuar ishte por e mbante atë një hajmali  fatsjellëse. Ne u habitëm kur e solli atë tek ne”, tha një nga përfaqësuesit e qendrës turistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?