Petrit Vasili, akuza komisionerit Hahn: Ika nga kryetar i LSI, prej jush!

Europianët akoma nuk po flasin hapur për krimin e drogës në Shqipëri. As për rastin e skandalit Habilaj-Tahiri. Ka dy raste që kanë folur, por si BE apo si Bruksel zyrtar akoma, bile po bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë me zgjedhjet apo me rastin e ish-ministrit të brendshëm. PPE ka bërë një deklaratë si dhe dje foli Christian Hellbach, Drejtor për Europën Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Siç dihet BE ka hallet e saj dhe nuk don t’ia dijë shumë për demokracinë në shtetet e Ballkanit Perendimor. Për momentin, për Brukselin, më i rëndësishëm mbetet stabiliteti e jo demokracia. Nuk e thonë hapur, por de facto kjo politikë po zbatohet.

Kjo heshtje europiane, sidomos për pazarin Rama-Basha me 18 maj dhe mosreagimi për blerjen e votave nga bandat e drogës prej kryeministrit Rama, ka bërë që të shpërthej hapur Petrit Vasili.

Në takimin që komisioneri e BE Johanes Han ka pasur edhe me grupin e LSI dje, kryetaren Monika Kryemadhi, ka pasur një deklaratë surprize nga ish kreu i LSI që ka shtangur mysafirin nga Brukseli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrit Vasili për herë të parë ka dhënë arsyen për dorëheqjen e tij nga kreu i LSI. Vasili mësohet se i ka thënë Hahn: Ika prej jush. Ika se humba besimin tek Brukseli. Ju patë gjithçka çfarë po ndodhte me drogën dhe heshtët, i latë dorë të lirë Edi Ramës ta kriminalizonte Shqipërinë. Unë s’kam më besim tek ju, Kryemadhi ka akoma, le t’ju besojë, por unë jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?