Petrit Vasili: Mungojnë barnat për të sëmurët

Kryetari i grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili deklaroi, pas mbledhjes së grupit parlamentar se nën qeverisjen e Edi Ramës shëndetësia nuk ka njohur investime. “Sot jemi në një situatë të vështirë pasi natën dhe në mënyrë të fshehtë është miratuar një listë e re barnash e cila është njoftuar edhe shërbimit farmaceutike, që më pas u denoncua po nga ky shërbim dhe nga opozita shqiptare. Njëherazi qindra të sëmurë janë përjashtuar nga lista e barnave dhe janë lejuar vetëm lista e fëmijëve për barna që kanë të bëjnë me artritin, romatizma apo sëmundje kronike që shkaktojnë edhe invaliditet dhe kjo gjë është bërë se parat që shpenzohen për koncensione në shëndetësi nuk kanë mundësi të mbështesin listën e barnave”. Duke folur në ditën e talasemikëve, Vasili tha se  “vetë shqoqatat denoncojnë që një bar cilësorë i cili u është siguruar këtyre të sëmurëve për vite me radhë që ka të bëjë me jetën dhe mbijetesën e këtyre të sëmurëve që përballen me një sëmundje shumë të vështirë është zëvendësuar më një barë tjetër më një kualitet shumë më të ulët duke mos i kursyer as ata. Në këtë ditë të rëndësishme për ata reflektimi i qeverisë, pra ajo që është garantuar prej vitesh u hiqet pikërisht në ditën e talasemikëve”,- tha Petrit Vasili. Kreu i deputetëve të LSI-së u shpreh se sot shëndetësia po përdoret vetëm për propagandë nga kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP