Petrit Vasili sfidon Ramën dhe Bashën: Eja përballemi në debat

LSI prezantoi sot kandidatët për deputetë në një takim entuziast në Shkodër. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se LSI kërkon një drejtim të ri për vendin.

“LSI punon për Shqipërinë dhe jo për oligarkinë. Në u themi po njerëzve të ndershëm, shqiptarëve punëtorë dhe u themi jo të pabesëve dhe oligarkëve”,- tha Vasili.

Vasili ka sfiduar dhe kandidatët për Kryeministër, Edi Rama dhe Lulzim Basha në një debat publik. Ai tha se është gati për tu përballur për programet ekonomike. Kreu i LSI-së u shpreh se kjo fushatë duhet të përballë platformat ekonomike dhe idetë për zhvillimin e vendit dhe nuk duhet të merret me fjalë boshe dhe me debate shterpë.

Vasili shtoi se LSI ka një program, ka ide dhe ka njerëzit e duhur për të ndryshuar vendin. “Ka ardhur koha që vendi të ketë një drejtim të ri. Të tjerët që janë kundër  interesave të shqiptarëve duhet të ikin dhe të hapin krahun. Është koha për drejtim të ri dhe ky drejtim i ri është LSI-ja me 25 qershor”,- tha Petrit Vasili.

(Vijon…)

SHKARKO APP