Pikëpyetje të mëdha; Pse uji i pishinave olimpike është jeshil?

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rio de Janeiro. Pishina olimpike ka ndryshuar ngjyrë papritur, nga bojëqielli u bë jeshile.

Pas ekzaminimeve të gjata, Komiteti Lokal i Organizimit të Rio-s 2016, lëshoi një deklaratë ku shpjegoi se pishina kishte ndryshuar ngjyrën nga mbirja e algave të krijuara nga nxehtësia dhe mungesa e erës në arenën e sporteve të ujit.  Komiteti theksoi se uji u testua dhe nuk paraqet asnjë rrezik për atletët.

Gjithashtu në deklaratë shtoi se zona e zhytjes do t’i rikthehet ngjyrës blu për garën e ardhshme të të Mërkurës.

SHKARKO APP