Piktura murale që ndryshon me valën

Sean Yoro, një artist rruge me origjinë nga Hawaii ka krijuar disa piktura murale të mrekullueshme të cilat duken dhe zhduken në varësi të nivelit të ujit.

Më  fundit është ajo e krijuar në Kanada, ku shfaqet imazhi gjigant i një gruaje me duart të ngritura lart, që ndryshon me valën; kur niveli i ujit ngjitet, ajo duket sikur po mbytet e po kërkon ndihmë.

Sean Yoro ka përdorur një bojë jo toksike për të mbajtur ujin sa më pastër të ishte e mundur për krijimin e kryeveprës së tij prej 9 me 13 metra në Gjirin Fundy në Kanalin Lindor.

SHKARKO APP