Pini kafe për mbrojtjen e shikimit

Konsumi i kafesë gjithmonë është lidhur me shumë përfitime shëndetësore. Muajin e fundit u zbulua se kafeja redukton diabetin e tipit 2. Së fundmi është zbuluar se ajo ndihmon edhe në mos humbjen e shikimit.

Retina e syrit është një nga indet më aktive në trupin tonë, që konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, madje edhe më shumë se truri. Për këtë arsye, ajo është e prekshme nga shumë sëmundje të cilat çojnë në verbim të plotë ose të pjesshëm.

Kafja, në formë kokrre, përmban 7-9% CGA-një lloj acidi, antioksidant që ka shumë përfitime shëndetësore, si humbje në peshë dhe kontroll i presionit të gjakut.

Kërkuesit studiuan nëse kafeja, mund të ndalojë shkatërrimin e retinës nga sëmundjet e ndryshme.

SHKARKO APP