Pitbulli masakron qenin në Durrës (Pamje të rënda)

Një skenë e rëndë ju është servirur qytetarëve të Durrësit. Portali DurrësLajm, ka publikuar një video ku shihet grindja mes dy qenve në qendër të qytetit të Durrësit, duke shokuar dhe terrorizuar kalimtarët e rastit. 

Një qen rruge i është afruar nxitimthi një Pitbulli që po kalonte me të zotin e tij dhe menjëherë ka nisur ‘lufta’ mes tyre.

Qeni i racës Pitbull, i cili njihet për egërsinë e tij, për t’u vetëmbrojtur, ka sulmuar keq qenin e rrugës, duke mos e lëshuar për minuta të tëra. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ka qenë e pamundur për ta ndarë Pitbullin nga qeni tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndihmë u kanë ardhur edhe disa qytetarë, të cilët tentonin t’i largonin nga njëri­-tjetri duke u hedhur ujë apo edhe duke i goditur, ishte e vështirë. Pas disa minutash të mbushura me ankth e frikë për mënyrën se si do të përfundonin të dyja kafshët, kjo është gjendja e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pitbulli u largua me të zotin në gjendje të mirë, ndërsa qeni i rrugës mbeti po në vendin e tij, në rrugë. Por i masakruar! Dhe askush nuk do të mund të kujdeset për të, që ta dërgojë në një klinikë veterinare për t’u mjekuar.

Pitbulli masakron qenin në qendër të Durrësit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?