Piter Malota, shqiptari që luan me Van Dame, në një reklamë makinash për Shqipërinë
Tartan Prancer është një makinë e bërë enkas për filmin e ri Vacation (Pushimet). Ndërkohë që filmi origjinal i komedisë Vacation në National Lampoon prezantoi kamionçinën Wagon Qeen Family (Kamioni për familjen mbretërore), filmi i ri që pritet të dalë së shpejti në kinema sjell këtë minifugon të shpikur vetë më shumëllojshmëri pajisjesh dhe funksionesh të çuditshme.
Për të promovuar filmin, producentët kanë xhiruar një reklamë tepër argëtuese në Shqipëri dhe kanë porositur një rishikim qesharak nga Edmunds’ Carlos Laogu, ku Prancer është vendosur përballë Odisesë së Hondas për vitin 2015.
I pagëzuar “Honda e Shqipërisë” në film, Tartan Prancer është bazuar pjesërisht në Toyota Previa dhe përbëhet nga elementë të pazakontë stilimi si për shembull dy prapakolpe në fillim dhe në fund të saj, bashkë me dy pasqyra si dhe një seri me funksione absurde.