Pitoni 2 metra ndërpret turneun e golfit

Rreziqet e të organizuarit një turne golfi në Malajzi u dukën qartë gjatë lojës të së premtes.

Një piton 2 metra i gjatë ndërpreu lojën teksa kaloi në mes të fushës në rezortin Klang në Kuala Lumpur.

Klubi, që u hap në vitin 1991, ka parë shpesh kafshë të egra të futen brenda tij.

Zyrtarët e turit të golfit PGA e dalluan menjëherë gjarprin jo helmues, dhe e larguan nga bari.

Përveç dramës së papritur, çdo gjë më pas shkoi si duhej. Pasi gjarpri u neutralizua, sportistët u bënë gati të fillojnë sfidat mes tyre.

SHKARKO APP