Pjerin Ndreu sqaron: Komenti im kambanë alarmi, qeveria ta dëgjojë që të përmirësohet

Pas statusit të tij që bëri xhiron e portaleve, ku kritikonte arritjet e deritanishme në këto 100 ditë qeverisje, vjen sqarimi nga deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu.

Ligjvënësi socialist shprehet se ata që menduan se ai kritikoi qeverinë ishin keqkuptuar, ndërsa shton se e kishte për falangat e LSI-së, sipas tij të lidhura me ‘tepsinë’.
Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se statusi i tij ishte një kambanë alarmi që vjen nga poshtë e duhet të dëgjohet më mirë për përmirësimin e qeverisjes së vendit, duke dhënë kështu edhe një këshillë për qeverinë.

REAGIMI I NDREUT
Meqenese, disa media e individe e kane te veshtire perkthimin shqip-shqip, ju sqaroj qe statusi i meparshem per tepsine, ka te beje me falangat e LSI, pa shkolle e pa asnje kualifikim qe vegjetojne ne detyre ne qeverisjen tone akoma sot e kesaj dite. Ndersa vjellin vrere e pengojne zhvillimin e ketij vendi. Nje kritike kjo ndaj qeverise, por qe nuk do te thote qe ne teresi qendrimi im eshte kunder e nuk mbeshtes qeverine Rama ! Perkundrazi, statusi eshte nje kembane alarmi qe vjen nga poshte e duhet te degjohet me mire per permiresimin e qeverisjes se vendit !

SHKARKO APP