Pjesëmarrja në Velabisht, kryetari i qendrës: Procesi i qetë, por pjesëmarrja e ulët
Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore në qendrën e votimit nr. 3224 në fshatin Velabisht, Berat, ka qenë e ulët deri në orët e pasdites. Sipas të dhënave zyrtare, nga 888 qytetarë të regjistruar, kanë votuar vetëm 173 votues, që përfaqëson rreth 19% të trupës zgjedhore.
Kryetari i komisionit të qendrës së votimit deklaroi se procesi ka qenë i qetë dhe pa incidente, por pjesëmarrja ka mbetur nën pritshmëri.
“Procesi është i qetë, por pjesëmarrja pak e dobët. Deri tani kemi 173 votues nga 888 që ka lista e zgjedhësve. Mendoj se është koha e keqe. Presim edhe nja 10-15 veta që e kanë shtëpinë afër qendrës së votimit. Çdo gjë e qetë, nuk ka pasur probleme,” u shpreh ai.
Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen në pesë bashki të vendit, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj pas largimit të disa prej tyre për shkak të angazhimeve të reja politike.
KOHA JONË SONDAZH

