“Pjeshka” brune vjedh celularin në Bllok, pronarit i “ikën zari” (VIDEO)

Një vajzë brune është filmuar ditën e sotme nga kamerat e sigurisë së një marketi në Tiranën e Re pranë Fakultetit Juridik duke vjedhur një telefon celular tip Samsung A5 me vlerë rreth 40 mijë lekë të reja.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës rreth orës 12:50. Pronari i marketit ka bërë denoncimin përkatës në polici por ajo që i “dhemb” më shumë nuk është vlera e telefonit sesa materialet personale që kishte në brendësi. Sipas tij kjo vajzë u paraqit për të blerë një paketë cigare, por u tregua “e shkathet” mjaftueshëm sa të merrte edhe celularin.

Ende është e pakuptueshme se si ka mundësi të vjedhësh sot në një dyqan ku kamerat e sigurisë janë të instaluara pothuaj në të gjitha bizneset./JOQ/

{“videoid”: “1110186”, “sid”:”4″}

SHKARKO APP