PL: Meta publikon sot fakte e dëshmi të papublikuara më parë për “21 janarin”, “shtatorin 1998” dhe Azem Hajdarin

Partia e Lirisë ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku bëhet me dije se Ilir Meta pritet të publikojë sot, për herë të parë, fakte dhe dëshmi të reja lidhur me disa çështje të rëndësishme në vend.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të publikojë paraditen e sotme, për herë të parë, fakte dhe dëshmi të reja, të pathëna dhe të papublikuara më parë, në lidhje me 21 Janarin, 14 Shtatorin ’98, si dhe me çështjen e Azem Hajdarit”, thuhet në njoftim.

Publikimet e ish-Presidentit të Republikës priten me interes nga publiku, por sidomos nga SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja e 21 janarit ndodhet në SPAK dhe ku po hetohet me intensitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?