Plagos shoqen e saj 12 vjeçare, në vizatime shkruante: Më pëlqen të vras njerëz!

Në muajin maj të vitit të kaluar, Morgan Geyser dhe Anissa Weier janë akuzuar për plagosjen e shoqes së tyre të ngushtë Payton Leutner. Dy vajzat e reja në moshë kanë pranuar akuzat duke thënë se kishin bërë gjithçka në mënyrë që ti bënin përshtypje Slenderman, i cili ishte një personazh i trilluar në një histori të frikshme.

Sipas Daily Mail në seancën e ditës së martë në gjykatën e Wisconsin, në Britanin e Madhe, u vunë re probleme me personalitetin e 12 vjeçares Morgan Geyser.

Ndërkohë u vu re se në vizatimet e saj ajo ka paraqitur persona që vrasin njerëzit apo që i ndëshkojnë ata nëpërmjet përdorimit të armëve të mprehta. Në njëein prej tyre lexohet: “Më pëlqen të vras njerëzit”, ndërsa në pjesën e brendshme të vizatimit vihet re një person i shtrirë në tokë, me një kafkë mbi kokë, ndërsa në këmbë rri një tjetër person, e cili mban në dorë një mjet të mprehtë.

Ndër të tjera, vajzës iu gjet një listë me “mjetet e nevojshme” siç ishte një hartë e pyllit ku sulmuan shoqen e tyre si dhe armët (thikë kuzhine).

Përveç materialeve që bazë që janë paraqitur në gjykatë, aty nuk kanë munguar dhe disa kukulla të vajzës, të cilave iu ishin hequr gjymtyrët dhe ishin tërësisht të dëmtuara e të pikturuara me pamje satanike.

Sipas avokatëve të saj mbrojtës, këto janë prova që flasin qartë për paaftësinë e vajzës në të menduar, ndaj 12-vjeçarja nuk mund të gjykohet pasi nuk është e aftë të ndajë realitetin nga fantazia.

Greyser dhe shoqja e saj çuan Payton Leutner në një nga pyjet e Waukesha, në Wisconsin, ku e goditën 19 herë me një thikë kuzhine, në momentin kur kishte mbaruar festa e tyre me pizhame, në një nga shtëpitë e vajzave.

SHKARKO APP