Plagosja me armë e të riut të sapokthyer nga Gjermania, dalin detaje të reja

Për pak mund t’i kishte kushtuar jetën, por për fat të mirë një 39-vjeçar mbeti vetëm i plagosur nga ngjarja e rëndë, e cila ndodhi pasditen e sotme në hyrje të Korçës.

Mësohet se i lënduar nga të shtënat me armë zjarri, ka mbetur Mina Zoja.

Ky i fundit, sapo ishte kthyer nga Gjermania, vend në të cilin jeton prej vitesh.

Bëhet me dije se para se ngjarja të degjeneronte në përdormin e armës, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht me tetë persona të tjerë.

Më pas, ata janë kthyer, dhe njëri prej tyre e ka qëlluar me armë, duke e lënë të plagosur. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i vjetër.

SHKARKO APP