Plani i Eurogrupit, një dalje “aksidentale” e Greqisë nga BE
Eurogrupi duket i gatshëm në parim ta ndihmojë Greqinë, por realiteti mund të jetë më i shpejtë. Shumë specialistë shprehen për “graccident” dalje aksidentale të Greqisë nga Eurozona. Qëkurse në rendin e ditës është dramë e Greqisë, ministrat e eurogrupit takohen pak më herët që të shmangin seancat e gjata deri në mesnatë. Për herë të katërt ata diskutojnë në Bruksel për planet dhe dëshirat e kolegut të tyre grek Janis Varoufakis.
Ajo që dihet parprakisht është se mundësitë për përparime në bisedime janë të ulëta. Si është gjendja reale në Greqi? Troika ishte për herë të fundit në Greqi në tetor. Dhe të gjitha vlerësimet e deritanishme nëse Greqia është para falimentimit ose së ka falimentuar tashmë kanë qenë supozime, edhe pse thirrjet e fundit për ndihmë nga Athina tregojnë një situatë të tensionuar. Sipas raporteve në mediat greke të ardhurat nga tatimet në muajin shkurt duhet të kenë rënë përsëri me 1,5 miliardë euro. Edhe rritja ekonomike është ndalur dhe në tremujorin e katërt të vitit 2014 ishte në minus.
Për të financuar buxhetin aktual qeverisë iu desh të merrte në mars të holla hua nga fondet e pensioneve. Kryeministri Alexis Tsipras kërkoi në një intervistë me revistën “Spiegel” që Banka Qendrore Evropiane duhet t’i aprovojë Greqisë kredi afatshkurtra shtesë për financimin e buxhetit shtetëror dhe i kërkoi shefit të komisionit të BEsë JeanClaude Juncker një takim krize. Përveç kësaj thuhet se një anëtar i qeverisë greke ka kërkuar nga Komisioni i BEsë në Bruksel ndihmë humanitare për vendin. Megjithatë shifrat mungojnë. Athina ka shlyer këstin e parë për kreditorët prej rreth 300 milion eurosh. Por deri në fund të marsit ajo duhet të paguajë gati 2 miliardë euro si interes mbi obligacionet dhe për paratë që ka marrë nga FMNja. Ende nuk duhet nëse Greqia mund t’i paguajë këto shuma. Plani gjashtë pikësh i Greqisë i pamjaftueshëm Janis Varoufakis ka kërkuar pagesa paraprake prej 7 miliardë eurosh nga paketa e shpëtimit të BEsë dhe FMNsë. Por shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem mendon se plani gjashtë pikësh i Greqisë është i pamjaftueshëm.
“Nga 20 masat që duhet të ndërmarrin grekët, ata kanë paraqitur gjashtë,” tha Dijsselbloem. Eurogrupi duket i gatshëm në parim ta ndihmojë Greqinë, por realiteti mund të jetë më i shpejtë. Gjithnjë e më shumë specialistë të ekonomistë dhe të financave po shprehen tani për “graccident” dalje aksidentale të Greqisë nga Eurozona, sepse vendi po rrëshqet më shpejt se sa pritej në një falimentim të shtetit. Plani grek është një përzjerje masash të arsyeshme por edhe kontraproduktive. Pozitiv është krijimi i një institucioni të pavarur për buxhetin dhe një administrim më i mirë i buxhetit në ministri. Por nga ana tjetër ka edhe plane për krijimin e një ushtrie private spiunësh të përbërë nga studentë, amvisa dhe madje edhe turistë që pritet të padisin tregtarët, pronarët e restorantëve apo të hoteleve që nuk paguajnë TVSHnë. Këtu, me sa duket qeveria do të ketë në shenjëstër sikurse edhe qeveria paraardhëse pronarët e biznesit të vogël, sepse deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë për oligarkët që bëjnë evazion fiskal. Plani grek nuk përmban masa që kërkohen prej eurogrupit dhe kreditorëve të tjerë, si privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, reformimi i arkave të pensioneve dhe forcimi i administratës fiskale.
DWelle