Plani i Tatimeve: Nëse bizneset fshehin xhiron, do t`ju verifikojmë llogaritë bankare

Në rastet kur dyshojnë se bizneset fshehin xhiron, tatimet do të verifikojnë llogaritë bankare të kompanive.

Televizioni Scan ka zbardhur planin afatmesëm të Administratës Tatimore ku përcaktohen strategjitë që do të ndiqen ndaj subjekteve me risk të lartë për evazion.

Plani që shtrihet nga viti 2017 deri në vitin 2021 parashikon verifikimin e vetëdeklarimeve të kompanive duke përdorur burime informacioni nga palë të treta, duke nisur nga bankat, doganat, për të shkuar te çdo informacion i mundshëm.

“Përdorimi i burimeve të informacionit nga palë të treta (Dogana, Banka, DPSHTRR etj); dhe sigurimi që çdo informacion të jetë i integruar në modelin e kontrollit duke u bërë një faktor për vlerësimin e rrezikut”, theksohet në planin strategjik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas Administratës Tatimore, sektorët me riskun më të lartë për shmangien e taksave  janë tregtia me shumicë dhe pakicë të mallrave, shërbimet profesionale të biznesit, sektori i ndërtimit, hotelet dhe restorantet.

SHKARKO APP