Plas debati në Zvicër, Lichsteiner: Nuk na duhen lojtarët jo- zviceranë

Valon Behrami, Zherdan Shaqiri, Granit Xhaka etj, mund të mos i duhen Zvicrës, sepse të tjerë lojtarë që kanë lindur dhe kanë origjinë zvicerane, janë lënë jashtë. Kësisoj ka nisur debati edhe në Zvicër, përveçse në Shqipëri edhe Kosovë, se përse këta lojtarë nuk zgjodhën ekipi përfaqësues të Shqipërisë.

Në Zvicër prej kohësh është hapur një debat në lidhje me kombësinë e futbollistëve të përfaqësueses helvete. I fundit që i bashkohet një çështjeje të tillë është lojtari i Juventusit, Stephan Lichsteiner, i cili në një intervistë të fundit deklaroi se Përfaqësueses së Zvicrës më shumë sesa futbollistët emigrantë i nevojiten modele të tipit Tranquillo Barnetta. Në fakt Barnetta ka lindur në St. Gallen dhe prindërit e tij janë me origjinë italiane, sidoqoftë, pas deklaratave tepër të diskutueshme Stephan Lichsteiner u mbrojt menjëherë nga shokët e tjerë të skuadrës. Mesfushori 31-vjeçar nga Kantoni i Lucernës, i cili numëron plot 72 ndeshje me përfaqësuesen helvete e bëri të qartë se me deklaratat e tij nuk po përpiqej për të dhënë një gjykim mbi kolegët e tij me origjinë të huaj por thjesht ai kërkoi të nënkuptonte se në kombëtaren e Zvicrës ka vërtet shumë prej tyre. Për sa i përket këtyre polemikave reagoi pa humbur kohë edhe futbollisti me origjinë kosovare Valon Behrami.

E përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe raporton se 29-vjeçari nga Mitrovica deklaroi se në këtë përfaqësuese që të gjithë janë të bashkuar dhe fryma e grupit është shumë e fortë. Sipas Valon Behramit, Zvicra është një vend që i jep shanse gjithashtu edhe emigrantëve, por sipas tij, i duhet dhënë fund polemikave mbi futbollistët puro zviceranë, apo të atyre me origjinë kosovare, sepse diskutime të tilla nuk të çojnë asgjëkundi dhe për mesfushorin e Hamburg, që të gjithë janë zviceranë që luajnë për përfaqësuesen helvete. I të njëjtit mendim është edhe mesfushori i “Stade Rennais”, Gelson Fernandes. 28-vjeçari me origjinë nga Kepi i Gjelbër shpjegoi se askush nuk mund të mohojë dot faktin që ekipi zviceran përbëhet nga futbollistë me kombësi dhe kultura të ndryshme, ndërsa në fund Gelson Fernandes kujtoi se përpara finaleve Kupës së Botës në Brazil që të gjithë deklaruan me të madhe se vecoria e Përfaqësueses së Zvicrës është pikërisht për shkak të shoqërisë multi-kulturore që në fakt sipas tij përbën edhe pikën e fortë të kësaj kombëtareje.      

SHKARKO APP