Plas sherri! Rihanna ndaloi Rita Orën që të vinte në festën e saj
Shpesh kemi dëgjuar të thuhet online se Rita Ora është si një version i Rihanna-s.
Por tani raportohet se mes dy yjeve të muzikës ka një sherr të hapur.
Rihanna e ka ndaluar Rita Orën që të marrë pjesë në festën e saj të organizuar pas Met Gala.
Mirror raporton se 27- vjeçarja e ka marrë vendimin pasi nuk e duron këngëtaren shqiptare.
The Sun shkruan se “Rihanna ka një çështje të hapur me Rita Orën dhe ky ishte shansi i saj për hakmarrje”.
Përpara festës, Rihanna u shfaq në krah të ish- mikeshës më të mirë të Ritës, modeles Cara Delevingne.
Mes Ritës dhe Caras-s ka një atmosferë të akullt tani.
Megjithatë një person pranë Orës tha se ajo nuk do merrte pjesë në festën e Rihannës, por vendosi të dalë më Miley Cyrus.