Platforma për ringritjen e PD, Bode: Rizgjedhja e Kryetarit nuk negociohet

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Ridvan Bode dhe Astrit Patozi, një ditë pasi bën publik platformën për ringritjen e PD-së, ditën e sotme zhvilluan një takim informues me gazetarët.

Patozi u shpreh se platforma e paraqitur dje rrëzon idenë e fraksioneve në Partinë Demokratike. Të njëjtën gjë tha edhe Bode, i cili shtoi se qëllimi i kësaj lëvizje brenda PD është bashkimi përmes një analize të thellë dhe jo të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në gjithë nivelet. Ndërsa nënvizoi se rizgjedhja e kryetarit të PD-së është kusht i panegociueshëm.

“Një grup drejtuesish të PD-së, anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit, ish-drejtues i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. Bashkimi i PD-së përmes një procesi zgjedhor është qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike. Të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi, i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Nuk kemi organizim juridik por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë, por tashmë kërkesa është publike. Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë. Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktual, qëllimi është më i gjerë, bashkimi përmes një analize të thellë dhe jo të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit. Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm analize dhe zgjedhjeve. Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Platforma e publikuar ditën e djeshme mbështetet nga disa ish-drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike si Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, Julian Deda, ndërsa bie në sy nuk ndodhet Jozefina Topalli, Eduard Selami, Genc Ruli dhe Arben Imami.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?