Plazh nudo në Himarë

Janë bërë të zakonshme pamjet e grave apo vajzave me gjoksin jashtë në plazhet e Shqipërisë, por sot në rrjetet sociale u publikua foto e një burri të zhveshur, duke marrë rreze dielli. Raportohet se foto është bërë në Himarë dhe burri ka nxjerrë të pasmet e tij, ndërsa qëndron i shtrirë në plazh.

Ndërkohë një pushuese në plazhin e Himarës ka kontaktuar në dritare.net, e shqetësuar për pamjet e grave dhe vajzave nudo, që lyenin njëra tjetrën me vaj.

“Nuk janë aspak normale këto skena në një plazh që shquhet si plazh për familjarë…nuk dinim nga ti rrotullonim sytë dhe çfarë përgjigje t’ju jepnim fëmijëve.. Himarë…plazhi Marachi”, shkruan gruaja.

SHKARKO APP