Plazma e gjakut e të rinjve, trajtim kundër plakjes

Injektime të vazhdueshme të plazmës së gjakut nga njerëz të rinj mund të ndihmojnë për të luftuar efektet e plakjes, kanë zbuluar shkencëtarët.

Studiuesit i dhanë minjve me moshë të barazvlefshme me 50 vite njerëzore dy herë në javë dozë të gjakut të njeriut të marrë nga 18 vjeçarët.

Para se të merrnin plazmën e gjakut, minjtë shfaqën shenja plakjeje si lëvizje më e ngadaltë dhe rezultate më të ulëta të memories.

Por tre javë pas trajtimit, ata dukeshin më të gjallë, vraponin më shpejtë dhe kujtesa e tyre ishte më e mprehtë, sipas Neë Scientist.

Në një konferencë të mbajtur në San Diago, Skura Minami tha skuadra e saj pa një “efekt përtëritje” në trurin e minjve të vjetër – e se studimi ka potenciale të zhvillojë një trajtim për njerëzit.

SHKARKO APP