Pl*mbat në Gjykatë, Kikia: Ngjarja do të mbetet në historinë e drejtësisë shqiptare
Analisti Mentor Kikia, thotë se vrasja e gjyqtarit Kalaja do mbetet padyshim në historinë e drejtësisë shqiptare. ”Padyshim që ishte një ngjarje e rëndë, jo thjesht sepse u vra një gjykatës por dinamika e ngjarjes e paprecedentë.
Ku një njeri i armatosur me gjakftohtësi, me paramendim, me objektiv të caktuar futet në sallën e gjyqit, pret me qetësi fundin e procesit dhe në momentin kur lexohet vendimi realizon atë që tashmë dimë të gjithë.
Dhe kjo e bën absolutisht ngjarjen shumë më të rëndë nga ç’mund të ndodhte. Një krim jashtë selisë së gjykatës, pasi në fund nuk është rasti i parë që një zyrtar shteti bie viktimë e një krimi. Por mënyrë e dinamika e ngjarjes ishte ajo që do ta bëjë të mbetet padyshim në historinë e drejtësisë shqiptare”.
KOHA JONË SONDAZH

