“Po bashkëpunon me ata që kemi përballë”, debate mes Salianjit dhe Nokës në PD

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, ka pasur debate mes Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Ky i fundit i ka thënë Salianjit: “Me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”. Mbledhja me dyer të mbyllura është shoqëruar me ngritje zëri të herëpashershme.

Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë. Pavarësisht kësaj lëvizjeje, Salianji ka qenë i pranishëm në foltoren e fundit të PD në Bulevard.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?