“Po bën lojëra kalamajsh”, Rama i kthehet komentuesit: Ti je burrë se luan bixhoz

Fill pasi kryeministri Edi Rama publikoi një foto, ku shfaqet i krijuar numri dy, vend në të cilin është renditur PS në listën e KQZ-së për zgjedhjet e 25 qershorit, lumë reagimesh kanë nisur në faqen e tij të “Facebook”-ut.

Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili e quan një lojë fëmijësh të gjitha përpjekjet e Ramës për publicitet, ndërsa kryeministri ia kthen siç di vetë, duke shtuar se: “Ti Saimir je burre loz bigjoz nuk loz si kalamajte eee??”.

Ndërkohë, një tjetër qytetar u bën thirrje shqiptarëve që mos të votojnë as PS, LSI apo dhe PD, pasi politikanët janë mashtruese. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të qeverisë, i cili nuk ia ka kursyer komentuesit me përgjigjen e tij. “Tamam i mençur po jo gomar se gomari bën pune?”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.

Rama ok


KOMENTUESI 1:
Mirmengjesi shoke dhe shoqeni mos votoni asnjeri as PD as PS as LSI se janë gënjeshtarë. Ata dëgjojnë amerikanet dhe vjedhin leket e popullit leri keta zagaret greket dhe italian Meta.

KOMENTUESI 2: Edhe ?? ti edhe i mençur duhet te besojme ???
RAMA: Tamam i mencur po jo gomar se gomari ben pune?
Rama

SHKARKO APP