“Po vjen Edi Rama”, institucionet në Peqin venë kyçin. Të gjithë për të pritur kryeministrin

Kryeministri Edi Rama u ndal ditën e djeshme në qytetin e Peqinit, në kuadër të turit të tij elektoral pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Dhe si kudo ku shkel i pari i qeverisë të gjitha institucionet shtetërore kyçin dyert për të mbushur sheshin ku flet kryeministri.

Siç shihet në videon e mëposhtme, zyra e Drejtorisë Arsimore ishte e mbyllur gjatë kohës që Rama ishte në Peqin. Po ashtu edhe shkollat dhe gjimnazet ishin mbyllur për të marrë pjesë në miting, shkruan Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse ligji e ndalon një gjë të tillë, mitingjet e kryeministrit nuk kursejnë as nxënësit të cilët nxirren nga mësimi për të mbushur karriket në takimet elektorale të PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punonjësit e të gjithë institucioneve shtetërore ishin të detyruar të dilnin për të pritur kryeministrin, ndryshe… mirupafshin vendi i punës… /Ora News

Vjen Edi Rama, institucionet në Peqin venë kyçin. Të gjithë për të pritur kryeministrin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?