Pojana: Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni qenie të pështira

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim Klevi Pojana ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku dënon dhunën e ushtruar ndaj aktivisteve të LSI në disa qarqe të vendit. Pojana nënvizon se fajtorët do ta paguajnë, pasi diktatura është vrarë dhe nuk do ketë më “Rilindje”.

“Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qenie të pështira! Ju që i urdhëroni jeni po aq fajtorë dhe kriminelë! Nuk ka frikë, nuk ka tërheqje dhe as kthim pas në rrugën tonë! Fajtorët do ta paguajnë, diktatura është vrarë në këtë vend dhe për të nuk mund të ketë më “Rilindje”,-shkruan Pojana.

Pojana edhe si nënkryetar i LRI-së, shprehet se rinia shqiptare e ka zgjedhur rrugën e Integrimit.

“Rinia shqiptare nuk do të mbahet peng nga banda e narko-përdoruesve dhe narko-trafikuesve, ajo e ka bërë zgjedhjen e saj, ajo ka zgjedhur rrugën e integrimit! LSI e përbuz dhunën dhe imponimin! Dënimi ynë do të vras aspiratën e atyre që duan oligarkinë! Në 25 Qershor merr fund e keqja! LSI forcë e parë, për një shans për të gjithë, për një të ardhme më të mirë”, shkruan Pojana.

SHKARKO APP