Pokemon Go shkakton kaos (VIDEO)

Loja më popullore në botë, Pokemon Go jo vetëm që ka fiksuar të rinjtë pas saj, por po kthehet dhe në problem serioz për qarkullimin në qëndrat urbane.
Kjo video është realizuar në Taipei kryeqytetin e Tajvanit.

Të rinjtë që kanë dalë në rrugë për të marre “bonuset” e lojës janë më me mijëra. Trafiku në qendër është bllokuar dhe lëvizja e njerëzve ka qenë e pamundur.

“Pokemon Go” është një lojë që shkarkohet falas dhe qëllimi i saj është që lojtarët të kapin, luftojnë dhe trajnojnë disa krijesa virtuale, të quajtura Pokemon. Loja është kritikuar pasi njerëzit po e humbasin vëmendjen ndërsa luajnë duke shkaktuar aksidente.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QNRWZqMU16g&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP