Policët përleshen me 91 vjeçarin, e godasin me armë paralizuese

Videoja e tmerrshme tregon se si policia qëllon me një mjet paralizues të moshuarin 91 vjeçar i cili vuan nga sëmundja e Alzheimer. B

urri vdiq pak kohë më vonë.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur mbi burrin hidhet një armë tymuese, teksa prangoset në gjendje agonie.

Policët ishin thirrur në Qendrën e Infermierisë Good Samaritan në Mineapolis, ku njeriu, i cili është i njohur vetëm si Lee, jetonte pas marrjes së raporteve ai e kishte sulmuar një banor të moshuar aty.

Incidenti ka ndodhur në muajin mars të këtij viti. Sherifi Ottaway County është vënë nën hetim, teksa deklaroi se oficerët ishin të detyruar t’i përgjigjeshin me forcë, kur i moshuari u bë i dhunshëm.

Në video, plaku bërtet, duke thënë: “Unë dua të ha”, ndërsa rri në këmbë në gjendje ankthi. Në këtë moment, dy oficerë policie e rrethuan atë.

Familja e të moshuarit tha se pas incidentit, dora e 91 vjeçarit ishte thyer dhe kjo mund të ketë ndihmuar në vdekjen e tij, ndërsa gjatë përleshjes me policinë i është dobësuar zemra.

Burri vdiq dy muaj më vonë.

/Ora News/

SHKARKO APP