Polici ndahet nga kolegu besnik
Një polic në Konektikat u detyrua t’i thoshte lamtumirë partnerit të tij të guximshëm, qenit të policisë, pasi ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të mëlçisë.
K9 Hunter, siç quhen në vendet anglishtfolëse këta qen, ka qenë sëmurë për një javë dhe kur testet zbuluan diagnozën e dhimbshme, vetë stërvitësi i tij oficeri Michael D’Aresta ka vendosur që kafsha të shpëtojë nga dhimbjet nëpërmjet eutanazisë.
Oficeri D’Aresta dhe qeni gjurmues shërbyen në qytetin e Middletown, SHBA së bashku nga 2007 deri sa mbi qenin u ushtrua eutanazia të shtunën.