Policia del hapur në blerje të votës, LSI thirrje Ministrit të Brendshëm

Një tjetër rast skandal dhe në shkelje të ligjit është denoncuar nga LSI dega Sarandë. Kandidati i “Rilindjes” i shoqëruar edhe nga punonjës të policisë po shpërndajnë para në këmbim të votës. Reagimi i plotë LSI dega Sarandë:

DENONCIM
Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një rast të frikshëm të blerjes së votës nga kandidati i rilindjes Alket Hyseni.
Në Konispol dhe Sarandë ka shpërthyer blerja e votave nën shoqërimin e furgoneve të policisë.
Kandidatet e rilindjes Alket Hyseni dhe Ramiz Hysi janë në krye të këtij operacioni kriminal.
I bëjme thirrje Ministrit të Brendshem dhe Drejtorit të Policise së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar këtë veprimtari kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?