Policia: Dënim me burg për ata që publikojnë pamje pornografike

Forcat e policisë në Korenë e Jugut kanë krijuar një fushatë kundër pornografisë së fshehtë. Ka mijëra krime seksuale ku njerëzit filmojnë vajzat e veshura me fund në rrugë, apo vendosin kamera të fshehta në dhomat e zhveshjes. Ata e kanë bërë një video sepse shumë persona janë të prirur për të kërkuar pamje sekrete që i japin kënaqësi seksuale. Autoritetet kanë bërë të qartë se mund të dënohen me 5 vite burg, pasi konsiderohen si krime seksuale. “Ju mund të jeni ata që e nxitni atë për të bërë vetëvrasje”, është shkrimi shoqërues ku informon se policia është në monitorim të faqeve që publikojnë pamje të tilla. Pas kësaj, një vajzë shfaqet me flokë në fytyrë, që ngjan me filmin e frikshëm “Samara” dhe pritet që të ndërgjegjësojë njerëzit.

 

SHKARKO APP