Policia gjobit makinën luksoze, Veliaj: Plako, jo rras e plas kudo!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur ditën e sotme me këngën “me të bardha, me të bardha veshur-o”. Veliaj ka zgjedhur pikërisht këtë këngë, që duket se i përshtatet postimit të tij në “Facebook”.

Ai poston disa foto, ku shfaqet një polic i rrugores, duke gjobitur një makinë luksoze, ngjyra e së cilës është pikërisht e bardhë. Me ironi, kryebashkiaku shkruan se kënga është për nuset dhe jo për makinat rras e plas kudo.

“Me të bardha, me të bardha veshur-o! Zbukuruar si yll i mëngjesit-o… ??? Plako, është këngë për nuset, jo për makinën tate rras e plas kudo”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi në Facebook i Erion Veliajt

Swiss Digital Mobile Reklama

veliaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?