Policia kap në flagrancë punonjësit e KESH. Shpërndanin para

Policia e Shkodres raporton se mori një informacion se persona të paidentifikuar ishin duke shpërndarë vlera monetare në vëndin e quajtur Lagjia ‘Guerrile’ Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan në vendin konkret ku u konstatua automjeti me targë AA 147 NC, tip ‘Ford’ me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë.

Ne mjet u gjeten shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues ne Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me shtetasit A. P, G. L, P. Ll. dhe N. N., të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjatës deklarimeve, shtetasi A. Gj, pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjitike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr 842 datë 16.12.2011 dhe urdhërit nr 150 datë 18.04.2017 të Ministrit të Energjitikës.  Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe shtetasit e lartpërmendur, thekson njoftimi i policise

SHKARKO APP