Politikat sociale dhe përfshirja e tyre

 Nga Anisa Nikolli/Është e vështirë që në Shqipëri politikanët t’a ndajnë vetveten nga politika apo ajo që bëjnë. Kur bëhet fjalë për ata natyrisht. Në pjesën më të madhe të rasteve pak kush mbron pozicione më të gjera që shkojnë përtej linjave të ngushta që fillojnë e mbarojnë me deklarata të tipit “po të shaj unë para se të më shash ti se politika kshu e ka”. Kjo sepse zakonisht njerëzit e kufizojnë idenë që kanë për jetën dhe vetveten, pasi mbrojnë shumë atë çfarë bëjnë dhe kultivojnë pak atë çfarë janë.

Pastaj le ta themi hapur, a keni njohur dikë që nuk i pëlqen komoditeti ? Une kam njohur, rrallë por i kam njohur! Megjithatë në Shqipëri ka filluar një frymë e re e cila mbështetet pikërisht tek filantropia dhe altruizmi. Njerëz qe kanë filluar të shohin në thellësi të vlerave dhe të kërkojnë kultivimin e tyre brenda komunitetit ku jetojnë.

Një Zot e di sa kemi nevojë që t’i kultivojmë vete këto politika sociale ! Një Zot e di sa kemi nevojë të ulim agresivitetin në beteja banale vetëm me ata që janë më të dobët ! Realisht mendoj se do të ndihmonte shumë një ndërmjet njeriut dhe politikës. Një mbështetje e fortë do të ishte vullnetarizmi dhe rritja e mbështetjes ndaj politikave sociale.

Shqiptarët, nuk kanë respekt për pronën e përbashkët, çfarë është e çuditshme duke parë të kaluarën komuniste. Do të kisha bërë dhe këtu një ndarje mes komunizmit dhe diktaturës por kjo është histori e gjatë. Aktualisht kemi probleme më praktike për të zgjidhur. Duhet të krijojmë idenë se ndihma që secili prej nesh dhe roli që ka në gjithë këtë proçes transformimi është esencial që e gjitha kjo të funksionojë.

Nuk do të na zgjidhte problemin as hapja e thesit me para, ndoshta do të na mësonte më shumë varfëria. Nuk mund të presësh të paguhesh për të folur, nuk mund të ndjehesh i rëndësishëm vetëm për atë çfarë bën. Të kultivosh brenda teje vlerat është përulje dhe shërbim ndaj tjetrit, jo egocentrizëm dhe egoizëm injorant. Të udhëhiqesh nga inteligjenca ka në qëndër luftë ndaj agresivitetit dhe sjell paqe të brendshme të secilit prej nesh.

Unë besoj, realisht mendoj se gruaja do të ishte ajo që mund të vendoste një ekuilibër të fuqishëm në këtë shoqëri. Qeveria ka politika që nxisin barazinë gjinore dhe mbrojnë gruan nga dhuna.Gratë mbrojnë vendin duke udhëhequr uniformat ushtarake dhe unë besoj se e gjitha kjo është një filozofi shumë e hollë që i krijon vendit me tepër siguri, rrit vlerat njerëzore dhe integritetin tek njerëzit. Besoj se në thelbin e gjithë kësaj është një mesazh shumë i thjeshtë. Të lëmë forcën dhe të punojmë për inteligjencën sepse Une besoj ne forcen e brendshme te njeriut, ne magjine dhe forcen e fjaleve te mencura,ne ide qe shnderrohen Ne revolucione…kjo mjafton per te ecur perpara.

Ne fakt opinioni I vendeve te perparuara sot karakterizohet nga nje besim i shendoshe,te forca kolektive e kombit,shoqeruar kjo me nje ndjenje modestie e cdo personi individual te vetja e tij ,nje fare perulje e qellimte e vetvetes.Pra krenari kolektive dhe perulje individuale.Keto Jane dy forca qe çojne perpara.Nder Ne po ndodh e kunderta: Ulje e vetes kolektivisht (bazuar tek Ideja me e erret : “Shqiptaret nuk e bejne dot vendin e tyre” dhe fodullek individual bazuar te :” Unë ;Unë ;Unë,” “Unë i mire,I drejte I zoti, te tjeret jevgj, çeçene, imoralë” …Pra, Mazokizmi kolektiv dhe narcizmi individual Jane keto dy forcat qe po na demtojne.

Ajo çfarë unë realisht vërej është një hibrid i hollë që premton shumë sepse njerëzit më shumë se kurrë sot kanë nevojë të mposhtin frikën nga vetvetja, si rrjedhojë e një të kaluare të mbyllur. Tre gjëra mund t’i japin shoqërisë një frymëmarrje të re: arti, e bukura dhe gruaja! Arti sepse na ndihmon t’a përpunojmë më mirë të kaluarën tonë dhe me siguri ul inferioritetin e njerezve përballe saj, e bukura sepse vetëm vlerat mund t’a forcojnë shoqërinë dhe gruaja sepse e ka bërë gjithmonë…

SHKARKO APP