Populli që jetoi 700 vjet pa luftë dhe armë

Shumë besojnë se ideja e një shoqërie utopike (model që përshkruan një gjendje ku çdo gjë është e përsosur) është një fantazi.

Por duket se dikur ka ekzistuar një grup i lashtë i njerëzve të cilët ishin në gjendje që të përmbushnin ëndrrën e të jetuarit pa konflikte ose rregulla.

Mbetjet e Civilizimit Indus, i cili lulëzoi nga viti 2600 deri më 1900 PK, nuk shfaqin shenja të armëve dhe luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo thuhet sipas Andrew Robinson, autori i “Indusët: Civilizimet e Humbura”, i cili ka shkruar një shkrim në ‘New Scientist’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Perandoria Induse shtrihej përgjatë Lumit Indus nga Deti Arabik për në Ganges, që sot njihet si Pakistan, Indi veri-perëndimore dhe Afganistan lindor.

Si popujt e tjerë, indusët mund ta kenë përbërë 10% të popullsisë së botës. Ata ishin të harruar deri më 1920, por që nga atëherë, një mori hulumtimesh kanë zbuluar kulturën e sofistikuar urbane të tyre.

Deri më tani, më shumë se njëmijë mbetje të këtij populli janë gjetur në Pakistan dhe Indi veri-perëndimore. Përderisa shumë mbetje të këtij populli janë gjetur, arkeologët thonë se asnjë copë e armëve ushtarake nuk është zbuluar.

Sipas kësaj logjike, hulumtuesit mendojnë se ky popull jetoi 700 vjet në paqe të plotë, pa nevojën e armëve dhe luftrave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?