Porti i Shëngjinit, Kina, Holanda dhe Belgjika konfirmojnë interesin

Kina, Belgjika dhe Holanda, janë tre vendet e interesuara për portin e Shëngjinit. Tre palët kanë nisur takimet me drejtuesit e portit, ku kanë konfirmuar interesin për ndërtimin dhe zhvillimin e një porti të ri në Shëngjin, për ta shndërruar ndër më të mëdhenjtë në Adriatik.

Rritet interesimi i kompanive ndërkombetare për zhvillimin e Portit të Shëngjinit, duke e rikonceptuar si porta kryesore drejt Ballkanit perëndimor. Për të arritur qëllimin final, ndërtimin e një porti të ri ndër më të mëdhenjtë në Adriatik, tashmë kanë nisur takimet 3 palëshe në Shëngjin mes përfaqsuesve të Portit të Antverpit në Belgjikë, Qeverisë Holandeze dhe Kompanisë Kineze.

Drejtori i Portit të Antverpit Niko Berx dhe zëvendësambasadori Holandez në vendin tonë Gilles Baunvens kanë konfirmuar interesin për Portin e Shëngjinit.

Drejtori i Portit Antverp, Nico Berx: “Jemi në Shëngjin për të parë të gjitha mundësitë që ofrohen në këtë port, po bëjmë studimin e plotë të fiziblitetit ndërsa do të jemi të pranishëm për të përmirësuar disa tregues që sigurisht duhet të ndryshojnë. Ne e dimë se eksportet, kryesisht mineralet, janë konsiderueshme nga Shqipëria, ndaj mendojmë se ato duhet të bëhen nga Porti i Shëngjinit. Une besoj se jemi në rrugë të mbarë dhe sëbashku me partnerët kemi projektuar idenë e të ardhmes së këtij porti, dhe ju siguroj se është mjaft i rëndësishëm”

Zv. Ambasadori i Hollandës, Gilles Baunwens: “Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë ka një rol të rëndësishëm në integrimin e vendit në Bashkimin Europian, dhe Porti i Shëngjinit është pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi në fushën e transportëve, ndaj dhe qeveria holandeze mbështet iniciativa të rëndësishme në këto sektore. Ne kemi dhënë të gjithë suportin e nevojshëm dhe eksperiencën tonë, ndaj shpresoj se këto bisedime të jenë të frytshme dhe me një rezultat efiçent. “

Për drejtorin e Portit të Shëngjinit Gjovalin Tusha suporti që po i  jepet nga homologu i Antverpit është siguri për vazhdimësinë.

Drejtor i Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha: “Sipas burimeve nga Porti i Shëngjinit, ndërtuesi i portit të ri të Shëngjinit do të jetë kompania kineze “China Comunication Construsion Company”, ndërsa portet e Antverpit dhe Roterdamit në Holandë do të jenë zhvillueset e kësaj porte të rëndësishme për Shqipërinë.”

SHKARKO APP