Portugalia ndalet nga Irani, e mbyll si e dyta në grupi B (VIDEO)

Portugalia ka imituar Spanjën, duke e mbyllur fazën e grupeve me një barazim 1-1 ndaj Iranit. Në fund të pjesës së parë, Portugalia kaloi në avantazh me anë të Quaresma, që shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke lënë të shtangur portierin Beiranvand.

Ronaldoi humbi një penallti të fituar po vetë në minutën e 53-të. Kundërpërgjigja e Irani vjen në minutën e fundit të kohës shtesë, teksa Ansarifard shënoi nga pika e bardhë, duke mposhtur Rui Patricion. Në fazën tjetër Portugalia do të përballet me Uruguain. /Koha Jonë/

SHKARKO APP